
Tentativat e drejtuesve të Chelseat për tu përforcuar në merkaton verore do të vijojnë, me qëllimin e rifitimit të vlerave të humbura dhe natyrisht shtimin e trofeve në vitrinë .
Pronari Todd Boehly po jep maksimumin për ti parë ‘’ Blutë e Londrës ‘’ në majë , drejtuesit e të cilëve tanimë synojnë edhe transferimin e Frenkie De Jong në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Për hollandezin është përgatitur çeku prej 80 milionë eurosh por sipas lajmeve të fundit, ishi i Ajax Amsterdamit kërkon qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ për më gjatë .
Gjithsesi problemet evidente në aspektin ekonomik i detyrojnë në njëfarë mënyre katalanasit për ti hapur derën disa lojtarëve .
Para disa kohësh vlera e kartonit të 25 vjeçarit arriti 85 milionë eurot, i cili mund ti vijë në ndihmë gjigandëve të La Ligas dhe jo vetëm për ta zgjidhur këtë problematike gjatë periudhës së transferimeve. Me investimin e bërë në dy merkatot e fundit, ky ekip ka lënë për të kuptuar se do të jetë protagonist absolut në vijueset sepse qëllimi i anglezëve mbetet fitimi i trofeve në Angli dhe më gjerë.



