Juventus pëlqen Romagnolin

Juventus pëlqen Romagnolin

Drejtuesit e Juventusit po përgatisin  hapin e rradhës në lidhje me merkaton .  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ i ka hedhur sytë tek mbrojtësi Alessio Romagnoli i cili e finalizon kontratën me Milanin  në qershorin e 2022- shit .  Sipas Tutto Sports , agjenti i tij dhe njëkohësisht i shumë lojtarëve të njohur Mino Raiola ka theksuar se 26 vjeçari mund të formojë një dyshe shumë interesante me Mathijs De Light në qendrën e mbrojtjes së bardhezinjve , lajm që është konfirmuar menjëherë nga gazetari i famshëm italian Fabrizio Di Romano .

 Megjithatë nuk përjashtohet  mundësia që hollandezi ti japë fund aventurës në ‘’ Allianz Stadium ‘’  dhe përpara kësaj situate  drejtuesve të Juventusit i duhet të përveshin mëngët për të transferuar Alessio Romagnolin i cili mbetet një kandidat potencial për prapavijën e të besuarve të Massimiliano Allegrit.  

Një fakt që mund të rezultojë determinant për realizimin e këtij operacioni është rikthimi i Massimiliano Allegrit i cili  është një trainer me mentalitet fituesi dhe këtë gjë e tregoi në të kaluarën tek bardhezinjtë .

  Duhet shtuar se së fundmi është përfolur shumë edhe për rikthimin e Paul Pogbas në  Torino , opsione që tregojnë se pak e nga pak Juventusi po rikuperon terrenin e humbur në sezonin e kaluar .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy