Barazimi me Laçin, Osmani: Këta lojtarë kemi, me Balajn do kishim shënuar

Barazimi me Laçin, Osmani: Këta lojtarë kemi, me Balajn do kishim shënuar

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi pa gola me Laçin.

Sipas tij, në rast se në fushë do të ishte Bekim Balaj, Vllaznia do të kishte shënuar, me rastet që kishin.

Mendoj se probleme kishim në 20 metrat e fundit të kundërshtarit ku mungonte ideja për të dhënë pasimin e fundit, disa herë që depërtuam ishim shumë statik në zonë.

Bëhet fjalë për lojtarë cilësorë. Veçanërisht Balaj të ishte sot, me këto raste që krijuam do të kishte shënuar gol, se është tipik lojtar sulmues, që ndjen topin, sulmon hapësirën. Ishte evidente mungesa e Balajt, por edhe e Malës sigurisht.

Kampionati shqiptar është shumë më i mirë, shumë ekipe më cilësorë. Kurse në Maqedoni ka shumë pak ekipe cilësore dhe është e dukshme që kampionati i Shqipërisë është shumë më i fortë.

Këto lojtarë kemi në dispozicion. Unë si trajner i ri jam munduar në këtë periudhë që të nxjerr maksimumin nga çdo lojtar. Sigurisht që ka potencial për të fituar ndeshje, edhe pse dëmtimet e lojtarëve cilësorë që janë, shihet edhe mungesa e tyre. Na kthehen lojtarë por na dëmtohen të tjerë. Kështu që është edhe pak fati sa i përket këtyre dëmtimeve. Nuk mund të koordinohemi të kemi të gjithë ekipin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy