
Gara për sulmuesin Victor Osmihen është ashpërsuar në kohët e fundit dhe duhet rikujtuar se Arsenali mbetet një ndër pretendentët më të fuqishëm të nigerianit.
Ofensiva e ‘’ The Gunnersave ‘’ ka ndërgjegjësuar drejtuesit e bardhekaltërve të cilët tashmë ia kanë vënë syrin Giovanni Simeones i cili momentalisht ndodhet i huazuar tek Verona por kartoni i argjentinasit është në pronësi të Cagliarit.
26 vjeçari po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës, tek një ekip që gjithmonë është konsideruar i mesit të tabelës por menjëherë ka treguar aftësitë me 16 gola dhe 5 asiste në 33 sfidat e deritanishme dhe ‘’ Azurrët ‘’ nuk e kanë larguar për asnjë moment vëmëndjen nga golashënuesi .
Shumë vite sakrificë me kalimin e kohës po shpërblehen dhe Giovanni Simeone gjatë verës do të jetë përpara një zgjedhje cilësore për të ardhmen dhe shumë më të vështirë në nivelin individual dhe kolektiv.
Për lojtarin e lindur në Madrid , interesi nuk mbaron me kaq sepse edhe Atletico Madridi dhe Interi presin të përfitojnë nga ndonjë gabim dhe do të ishte një moment unik për Giovanni Simeonen nëse vendos të bashkohet me babain e tij , të famshmin ‘’ El Cholo ‘’ që i ka ndryshuar tërësisht ‘’ Los Colchoneros ‘’ jo vetëm me renditjen ndër ekipet më të forta në botë por një pretendent serioz për fitimin e trofeve .
Ndërkohë Napoli prej vitesh nuk po mund të avancojë dhe është distancuar nga titujt për shkak të konkurrencës në Scudetto dhe është gjithmonë në kërkim të thyerjes së akullit pavarësisht se fati nuk e ka shoqëruar në vitet e fundit.
‘’ Diego Armando Maradona ‘’ tashmë i ka hapur dyert dhe ‘’ Il Partenopei ‘’ po fërkojnë duart sepse flitet për një sulmues shumë të rrezikshëm që të le me gojë hapur atëherë kur nuk e pret i cili po përjeton një moment unik dhe ekipet me emër duhet të përfitojnë maksimalisht nga ky fakt .



