Barcelona mendon për Gaya

Barcelona mendon për Gaya

Ashtu siç dihet botërisht Barcelona prej shumë kohësh nuk ka të ndalur në planifikimin e fuqizimit të repartit të mbrojtjes i cili nuk po i lë katalansit të ngrejnë kokën. Drejt fundit të karrierës mbrojtësi i njohur Jordi Alba nuk i siguron edhe për shumë vite mbarëvajtjen e krahut të majtë, situatë që i krijon domosdoshmërisht ndërhyrjen në merkato . Ndër alternativat e shumta të kuq e bluve është edhe ajo e Jose Luis Gaya , lojtar që mbron ngjyrat e Valencias . Sipas të famshmes spanjolle ‘’ Mundodeportivo ‘’ ‘’ Los Cules ‘’ janë të gatshëm të nisin negociatat me bardhezinjtë për t’ia rrëmbyer yllin e tyre , operacion që mund të prekë shifrën e 50 milionë eurove . Traineri Ronald Koeman ka mbetur i pakënaqur me performancën e deritanishme të këtij reparti dhe shpreson se me rikthimin e Joan Laportas në presidencë gjërat do të vihen në vijë për 26 herë kampionët e Primera Division . Duhet kujtuar se opsionet e kësaj skuadre nuk mbarojnë me kaq sepse në listë përfshihet edhe 21 vjeçari i Real Betis Balompie Juan Miranda që po zhvillon një sezon të shkëlqyer me andaluzët . Një tjetër alternativë në fokusin e tyre është edhe lojtari i filialit Alejandro Balde . Progresi i 17 vjeçarit është duke e shkruajtur historinë e suksesit të së ardhmes dhe karakteristikat që mbart pëlqehen shumë nga hollandezi për arsye se reflekton në perfeksion ndërthurjen e potencës me shpejtësinë duke e shëndërruar në një alternativë që duhet vlerësuar . Në lidhje me këtë çështje drejtuesit e Barcelonës do të kenë detyrën e vështirë të analizës së detajuar në vigjilie të sezonit të ardhshëm për të spikatur elementët cilësorë të ekipeve inferiore dhe transferimin e lojtarëve të njohur në arenën europiane për të bërë një ndërthurje interesante me objektivin e lënies pas një herë e përgjithmonë të kësaj problematike . Sezoni për Jose Luis Gaya deri më tani ka rezultuar pozitiv dhe është shoqëruar me 25 ndeshje dhe 5 asiste për shokët e tij duke u mbështetur tek besimi i padiskutueshëm i bashkombasit dhe njëkohesisht trainerit të tij Javi Garcia .
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy