“Operacioni shkoi mirë”, Eriksen largohet nga spitali dhe takon shokët e skuadrës

“Operacioni shkoi mirë”, Eriksen largohet nga spitali dhe takon shokët e skuadrës

Christian Eriksen largohet nga spitali në Kopenhagën, ku qëndronte nga dita e shtunë dhe rikthehet në shtëpinë e tij. Federata Daneze e Futbollit nëpërmjet një komunikate të bërë në faqen zyrtare, njofton se lojtari tashmë është larguar nga spitali, pasi kaloi me sukses operacionin, ku vendosi një defribilator në zemër.

Eriksen  e kaloi me sukses operacionin dhe ditën e sotme u largua nga spitali. Sot gjithashtu ai vizitoi ekipin e Danimarkës dhe nga aty, ai do të shkojë në shtëpi për të kaluar kohë me familjen e tij.”, shkruhet në komunikatën e Federatës.

Në fjalët e tij Eriksen është shprehur se operacioni shkoi mirë, duke i falënderuar të gjithë për mesazhet e shumta.

Faleminderit të gjithëve, për numrin e madh të mesazheve që më keni dërguar. Ishte emocionuese t’i shikoja dhe dëgjoja ato. Operacioni shkoi mirë dhe unë jam mirë. Ishte me të vërtetë bukur të shikoja përsëri shokët e ekipit, pas ndeshjes së shkëlqyer që luajtën natën e kaluar. Nuk është e nevojshme ta them, që do brohoras për ta në ndeshjen e së hënës me Rusinë.”, tha Eriksen në fjalët e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy