
Shqipëria u mposht minimalisht nga Polonia në kualifikueset e Europianit, por loja e kuqezinjtë ka lënë një shije të mirë.
I këtij mendimi është edhe gazetari i sportit, Ervin Baku, i cili duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, deklaroi se loja e kuqezinjve bën të ëndërrohet kualifikimi në Europian, që sipas tij është i mundur.
Në lidhje me trajnerin Silvinjo, Baku tha se u duk dora e tij në ndeshjen që bëri skuadra në Poloni.
Ne e dinim që Polonia nuk ishte në ditën e saj më të mirë. Kishin probleme me njëri-tjetrin. Por, pashë një Kombëtare që më ka ngrohur shumë. Fakti që Polonia ishte dobët, kjo ishte edhe për meritë të futbollistëve tanë. Më pëlqeu shumë Jasri Asani, Cikalleshi, Mihaj dhe Asllani. Kjo Kombëtare mund të besojë te një ëndërr e dytë dhe të shkojmë në Europianin e Gjermanisë. Është një ëndërr që mund të realizohet.
Duhet të marrim pikët e plota në shtëpi. Duhen 12 pikë këtu dhe 6 pikë në Moldavi dhe Ishujt Faroje. Me 18 pikë, Kombëtarja mund të kualifikohet. Me fytyrën që tregoi Kombëtarja, u duk dora e trajnerit që në ndeshjen e tij të parë.



