
Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata nuk është aspak i lumtur me kritikat në drejtim të tij dhe të shokëve të skuadrës, për ndeshjet e Europianit. Në një intervistë të dhënë, futbollisti është shprehur se njerëzit presin momentin për të shfryrë ndaj lojtarëve të kombëtares.
“Nuk është gjë e mirë të dëgjojmë fjalët dhe kritikat që thuhen, këta tipa presin momentin për të shfryrë kundër nesh. Në kompeticione si Euro 2020, e gjithë Spanja është me kombëtaren. E dimë që vijmë nga gjenerata gjeniale dhe të afta për të fituar gjithçka, kështu që nuk e kemi të lehtë. Përqafimi me trajnerin pas golit? E falënderova për besimin ndaj meje. Te rasti i penalltisë më erdhi topi me 2000 km/h.
Duket e thjeshtë nga jashtë, por nuk është kështu. Pak më intereson fakti që shënova gol, futbolli është lojë kolektive. Më vjen keq që nuk morëm tre pikët, por kemi edhe një finale për të luajtur. Duhet të punojmë dhe të kemi besim”, u shpreh Morata.



