Turi i dytë i Conference League/ Vllaznia pret sonte Craiovan, Laçi në transfertën moldave

Turi i dytë i Conference League/ Vllaznia pret sonte Craiovan, Laçi në transfertën moldave

Ditën e sotme, do të luhen ndeshjet e para, për turin e dytë në Conference League, ku pjesë bëjnë edhe dy skuadra nga Shqipëria.

Vllaznia pret në “Loro Boriçi” rumunët e Universitatea Craiova, në ndeshjen që do të fillojë në 21:00. Shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në shtëpi, për të shpresuar më pas te kualifikimi për më tej.

Ndërkohë Laçi 2 orë më herët, përballet me moldavët e Petrocub. Kurbinasit do të tentojnë të marrin fitoren, por duke parë që ndeshja luhet jashtë, edhe barazimi do ishte i kënaqshëm.

Në fushë sot zbresin edhe Shkëndija që përballet me letonezët e Valmiera në orën 17:00, si dhe Drita e Kosovës, që ka një përballje shumë të vështirë, siç është ajo ndaj belgëve të Antwerp.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy