
Problemet me dëmtimet te Milani kanë qenë të shumta në sezonet e fundit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë vit, ku shumë lojtarë kanë mbetur jashtë për shkak dëmtimesh.
Një nga të dëmtuarit është edhe portieri Mike Maignan. Francezi është dëmtuar disa herë që nga transferimi te Milani, teksa vetëm këtë sezon ka pësuar dy dëmtime.
Fillimisht ishte planifikuar që lojtari të kthehet në fillim të janarit, por koha e rikuperimit është shtyrë.
Në këtë situatë, drejtuesit e Milanit, kanë nisur të shikojnë për objektiva të tjerë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se kuqezinjtë kanë kontaktuar Chelsea, për të marrë në huazim për 6 muaj, portierin Mendy.
Ky i fundit nuk ka shumë hapësira te londinezët, që titullar kanë zgjedhur Kepa Arrizabalaga.



