
Kosova ka marrë fitoren e parë në grupin B, teksa ka mposhtur minimalisht Gjeorgjinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
Ishte një autogol i Khocholava në minutën e 18-të, i cili i dha fitoren skuadrës së Challandes. “Dardanët” që në fillim u shfaqën më kërkues, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.
Pavarësisht se ishin në avantazh, lojtarët e Kosovës provuan të gjenin edhe golin e dytë, por pa sukses. Në fakt Muriqi shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 84-t, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Kështu pas 3 xhirove të para në grupin B, Kosova renditet në vendin e tretë me 3 pikë.



