Luftëtari i jep leksion Vllaznisë në “Loro Boriçi”, Plaku i jep 3 pikë Kamzës (VIDEO)

Luftëtari i jep leksion Vllaznisë në “Loro Boriçi”, Plaku i jep 3 pikë Kamzës (VIDEO)

Pas humbjes në Durrës përballë Teutës, Vllaznia është mposhtur në shtëpi 2-0 nga Luftëtari. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të Superligës, gjirokastritëve iu mjaftoi goli i Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregut për të futur akoma dhe me shumë në krizë shkodranët. 

Në “Loro Boriçi” serin e golave e hapi 21-vjeçari Abazaj, i cili e festoi me gol transferimin në kampionatin belg, me sulmuesin e bluzijve që shënoi një gol mjaft të bukur, ndërsa pak çaste më vonë u zëvendësua nga trajneri Hasan Lika, çka bëri që të duartrokitej nga i gjithë publiku. 

Goli i Bregut në minutën e 86-të hipotekoi fitoren e të besuarve të Hasan Likës që janë shumë pranë objektivit Evropë. 

Pas kësaj fitoreje, Luftëtari ngjitet në vendin e tretë, që shpreson ta mbajë dhe pas sfidës së Partizanit me Skënderbeun. Ndërkohë, Vllaznia mbetet e 8-ta, me 33 pikë, aq sa Teuta që nesër luan në transfertën e vështirë të Vlorës për tu ndeshur me Flamurtarin. 

Fitore jetike mori Kamza që kaloi jo pa vështirësi Lushnjën 2-1. Të gjithë golat e takimit u shënuan në fraksionin e dytë, me Plaku që në minutën e 57-të zhbllokoi takimin, por reagimi i miqve erdhi me Sefa-n 18 minuta më vonë.

Goli i Sefa-s rriti presionin e kryeqytetasve që u hodhën të gjithë në sulm për të gjetur golin e fitores, gol që erdhi vetëm në minutën e 87-të, me autor sërisht Plakun.

Pas kësaj fitoreje, Kamza mbetet e 7-ta me 37 pikë, duke u larguar në +4 nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Goli Abazaj

Goli i Bregut

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy