Juventus ndryshon planin për Moratën

Juventus ndryshon planin për Moratën

Transferimi i  Dusan Vlahovic në ‘’ Allianz Stadium ‘’ ka patur influencë në vendimarrjet e Juventusit në lidhje me organikën .

 Duke qenë se bëhet fjalë për sulmin , mendja të shkon tek Alvaro Morata , lojtar që i ka prodhuar shumë benefite torinezëve në metrat e fundit dhe  Massimiliano Allegri ka kërkuar qëndrimin e spanjollit , gjithmonë nëse plotësohen disa kushte.  

Bardhezinjtë kanë planifikuar blerjen e 29 vjeçarit që e përfundon ciklin e huazimit  tek rekordmenët e Scudettos në 30 qershor por sipas ‘ Mundodeportivos ‘ duan të negociojnë me Atletico Madridin për uljen e pretendimeve për blerjen e kartonit  që arrin 35 milionë eurot.

 E ashtuquajtura ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka propozuar ofertën prej 20 milionë eurosh në funksion të blerjes së golashënuesit dhe ti vënë pikën kësaj historie  .  

Alvaro Morata konsiderohet një sulmues që ofron shumë garanci sidomos duke iu referuar situatës në të cilën ndodhet Juventusi të cilit do ti duhet një kohë e përcaktuar për ta marrë veten  sepse konkurrenca në futboll nuk njeh asnjë limit dhe i detyron skuadrat të përfundojnë sa më shpejt çështjet prioritare për të evituar pakënaqësitë. 

Alvaro Morata po vijon ashtu siç duhet eksperiencën me torinezët duke shpalosur potencialin në 29 ndeshje , ku numëron 8 gola dhe 1 asist dhe Massimiliano Allegri nuk pranon ta  humbasë kurrsesi ishi-n e Real Madridit .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy