Kaos për ndeshjen eliminatore të Botërorit, 25 lojtarë përfundojnë në spital

Kaos për ndeshjen eliminatore të Botërorit, 25 lojtarë përfundojnë në spital

Federata e Futbollit të Guinea Bissau, ka njoftuar se e gjithë skuadra e tyre me 25 lojtarë, janë shtruar në spital, pak orë para ndeshjes me Marokun, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit.

Kombëtarja afrikane po darkonte të martën në mbrëmje në një hotel në Marok dhe thuhet se 15 minuta pas largimit nga tryeza, disa lojtarë kanë shfaqur probleme në stomak. Trajneri Baciro Cande, tha se disa lojtarë kishin diarre dhe të vjella.

Pas kësaj, e gjithë skuadra, për shkak të problemeve u detyrua të shtrohej në spital, për të marrë kujdes intensiv. Presidenti i Federatës, Carlos Teixeira deklaroi se nuk do lejojë që lojtarët e tij të dalin nga spitali dhe menjëherë të zbresin në fushë ndaj Marokut.

Kështu shkaktohet një kaos i madh në lidhje me këtë ndeshje dhe ende nuk është vendosur përfundimisht se çfarë do të ndodhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy