
Barcelona vazhdon me përforcimet në merkato. Katalanasit kanë shtuar alternativat në sulm, gjatë janarit.
Për pjesën e mbetur të sezonit, në urdhrat e Xavi, do të vihet sulmuesi nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang. Sipas mediave spanjolle dhe aty angleze, Barcelona dhe Arsenal, kanë arritur marrëveshjen, që sulmuesi të kalojë në “Camp Nou”, deri në fund të sezonit në formën e huazimit.
Në orët e ardhshme pritet të mbyllet përfundimisht marrëveshja dhe më pas do të vijë edhe zyrtarizimi.



