Kampionati shqiptar po hyn në javët vendimtare dhe zhvillimet e fundit kanë ndezur debatet mes tifozëve dhe ekspertëve të sportit. Gazetari i njohur i sportit, Nikolla Rajta, në një lidhje me ‘MCN Informacion’, ka komentuar gjendjen e skuadrave dhe pritshmëritë për titullin.
Skuadrat do japin maksimumin e tyre. Vllaznia po çalon kohët e fundit, ndërsa Dinamo nuk duhet të mjaftohet vetëm me një trofe. Frenimi i Shkodranëve barazon Elbasanin me Vllazninë.
Kemi hyrë në fazën më të bukur të kampionatit, pasi skuadrat tani do të japin 100% e tyre. Një Vllazni që nuk bind, në Shkodër ka një skuadër më të fortë për shkak të tifozëve të saj.
Më tej ai shtoi se Vllaznia nuk po bind në javët e fundit, ndryshe nga Elbasani, që duket si pretendenti kryesor.
Vllaznia duket sikur nuk është me këmbë në tokë, duket sikur e kanë fjetur mendjen, por kampionati është i mbushur me surpriza.
Egnatia i tregoi Vllaznisë se kush është kampione. Mendoj se Egnatia do marrë emërtimin e skuadrës kampione, e cila, ka treguar se mbetet aty me kualitete, duke dhënë një futboll të bukur në javët e fundit, i cili e ka munguar për pak kohë.
Sa i përket Partizanit, duket sikur kanë fluturuar dhe e kanë marrë me lehtësi, por nuk duhet të lënë pikë sidomos me ekipe të vogla.
Trajneri i Dinamos duket i qetë. Mendoj se Dinamo i ndan gjërat dhe duket se ka vendosur të marrë vetëm Kupën e Shqipërisë, duke lënë pas dore kampionatin. Nuk mendoj se kjo është qasja e duhur; Dinamo duhet të jetë i investuar për titullin kampion.



