
Në një moment ku e gjithë vëmendja është te Botërori, drejtuesit e Bayern Munich po punojnë për përforcimin e skuadrës.
Kampionët e Gjermanisë, kanë siguruar ditën e sotme një mesfushor. Sipas raportimeve, thuhet se Bayern Munich ka arritur marrëveshjen, për transferimin e mesfushorit austriak, Konrad Laimer.
25-vjeçari është pjesë e Leipzig, me të cilët është në përfundim të kontratës dhe nga qershori do të bashkohet me Bayern Munich.



