
Atletja keniane, Agnes Tirop u gjet e vdekur ditën e mërkurë nga policia, teksa ishte masakruar me thikë nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit pasi e vrau atleten, ishte larguar dhe u shpall në kërkim nga policia.
Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme, ku ai po përpiqej të largohej nga shteti i Kenias. Ibrahim Rotich u arrestua në një qytet bregdetar të Mombasas. Rotich i kishte ikur policisë në tentimin e parë kur makina e tij u përplas në një kamion dhe arrestimi ndodhi 460 kilometra nga Mombasa.
Tirop ishte yll i Kenias në vrapim pasi fitoi titullin e shtetit të saj në vitin 2015 në moshën 19-vjeçare, duke u bërë e dyta në listë si më e reja që e fiton atë. Ajo e mori medaljen e artë në 10 mijë metra vrapim në Kampionatet Botërore 2017 dhe 2019, ndërsa përfundoi e katërta në 5 mijë metra vrapim në Lojërat Olimpike të Tokios.



