Ronaldinho rifiton lirinë

Ronaldinho rifiton lirinë

Ish-ylli i Brazilit, Ronaldinho pas 5 muajsh burg dhe arrest shtëpie ka rifituar lirinë.

Arrestimi i tij erdhi për shkak të një pasaporte të falsifikuar kur 40-vjeçari vendosi të futet në Paraguai, së bashku me të vëllanë ku dhe u arrestua nga policia.

Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto de Assis Moreira qëndruan rreth një muaj në burg dhe 4 muaj të tjerë në arrest shtëpie, periudhë të cilën e kaluan në një hotel luksoz në Asuncion, kryeqytetin e Paraguait.

Tashmë, Ronaldinho duhet të paguajë një shumë prej 200 mijë dollarësh së bashku me të vëllanë dhe janë të lirë të lëvizin në çdo vend të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy