
Mungesa e minutave për Marcos Alonson tek Barcelona ka impulsuar lëvizjet e drejtuesve të Atletico Madridit për të firmosur me anësorin gjatë merkatos së dimrit.
‘’ Los Colchoneros ‘’ kërkojnë medoemos përforcimin e krahut të majtë, edhe pse gjithmonë janë shquar si një skuadër tejet solide në prapavijë.
Në fakt , Diego Simeone gjithmonë i ka admiruar cilësitë e ishi-t të Chelseat, ekipi i të cilit po vuan momentalisht për arsye të dëtimeve në lidhje me këtë repart.
Ndërkohë, një avantazh për kryeqytetasit është se 32 vjeçari nuk përfshihet në planet e Xavi Hernandezit, të cilët do të tentojnë ta rikthejnë në Spanjë.
Duhet theksuar se kontrata e Marcos Alonsos me Barcelonën skadon në fundin e sezonit dhe për kuq e blutë është një shans që s’duhet humbur për të mbushur sadopak arkat me largimin e tij nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Prej vitesh ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë distancuar nga titujt dhe ‘’ El Cholo ‘’ , njëkohësisht traineri më i suksesshëm në historinë e tyre shpreson që një ditë skuadra e tij të rikuperojë terrenin e humbur, në Spanjë dhe më gjerë.



