Barcelona nuk e harron Dani Olmon

Barcelona nuk e harron Dani Olmon

  Prej disa merkatosh mesfushori Dani Olmo vijon të jetë objektiv i Barcelonës. 

Sezonet e shkëlqyera tek Leipzigu e kanë shtuar bindjen e Xavi Hernandezit se duhet ta ketë patjetër pjesë të ekipit në të ardhmen.

24 vjeçari fatkeqësisht nuk e finalizoi ashtu siç duhet sezonin me gjermanët dhe në skenë janë shfaqur përsëri katalanasit duke patur parasysh të kaluarën në kategoritë inferiore të ‘ La Masias ‘ pavarësisht se  Bayern Munchen dhe Manchester United vijojnë në garë për Dani Olmon.

Aktualisht problemi i  ‘’ Los Cules “  në aspektin ekonomik ia redukton shanset për të firmosur me lojtarë të elitës pa harruar se ndër objektivat kryesorë mbetet Robert Lewandowski.

Mosarritja e akordeve të planifikuara do t’ia bënte më të lehtë rrugën Real Madridit për të triumfuar përsëri në sezonin vijues dhe pikërisht drejtuesit duan ta evitojnë me çdo kusht këtë situatë .

Distancimi i mëtejshëm në lidhje kryesisht me fitimin e titujve dhe jo vetëm një performance pozitive në kompeticionet pjesëmarrëse  nuk do të tingëllonte mirë për ‘’ Blaugranët ‘’ të cilët sidomos pas humbjes së treshes magjike Messi -Suarez -Neymar nuk kanë mundur të bëjnë shumë .

Kështu që vijimësia konsiderohet  një finale për te ardhmen sepse s’mendohet gjë tjetër veçse pasurimit të vitrinës.

Referenti i mesfushës së Leipzigut është përpara një momenti determinant ,i shoqëruar me insistimin e spanjollëve për ta rikthyer në Katalunjë por duhet të kihet parasysh edhe qëndrimi i gjermanëve për arsye të rëndësisë së Dani Olmos në 11-shen e Domenico Tedescos.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy