Overmars refuzon Barcelonën

Overmars refuzon Barcelonën

Barcelona ka marrë një tjetër shuplakë në merkato .  Katalanasit vijojnë të mos kenë sukses në afrimin e elementëve cilësorë në gjirin e tyre . Këtë herë nuk bëhet fjalë për lojtarë por për drejtorin sportiv.

Prej kohësh spanjollët ia kishin vënë gishtin ishi-t të tyre Marc Overmars i cili sipas ‘ Mundodeportivos ‘ i ka refuzuar dhe ka qëndruar tek Ajaxi . Zhgënjimet e njëpasnjëshme nuk po i lënë rehat kuq e blutë të cilët ndodhen në një situatë kritike pas largimit të Ramon Planes nga ‘’ Camp Nou ‘’.

Gjetja e një kandidati potencial është vështirësuar por ‘’ Blaugranëve ‘’ nuk i mbetet opsion tjetër veçse ta harrojnë me shpejtësi këtë episod dhe të shikojnë përpara.

Situata ekonomike nuk premton shumë por në Katalunjë vijojnë të jenë të ndezura shpresat për një goditje cilësore  .

Me Xavi Hernandezin në stol është siguruar një teknik që premton shumë në të ardhmen , së pari sepse ka fituar shumë pikë pas eksperiencës së mrekullueshme në Katar dhe së dyti sepse e do si askush tjetër këtë skuadër , fanellën e të cilës e ka mbrojtur gjatë gjithë karrierës dhe numëron shumë trofe të fituar .

Arritja e akordit sa më shpejt të jetë e mundur sigurisht do të ishte një sukses për Barcelonën që kërkon domosdoshmërisht të dalë nga gropa e thellë ku është futur sepse  rrezikon seriozisht largimin nga Uefa Champions League nga faza e grupeve .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy