Gjoba dhe pezullime lojtarësh në 4 klube të Superiores, zbardhen vendimet e Disiplinës

Gjoba dhe pezullime lojtarësh në 4 klube të Superiores, zbardhen vendimet e Disiplinës

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur ditën e sotme vendimet e marra në lidhje me javën e fundit në kampionatet e futbollit në Shqipëri.

Mesfushori i Kukësit Gjelbrim Taipi dhe ai i Teutës Asion Daja, janë pezulluar me nga dy ndeshje, pas kartonëve të kuq të marrë në përplasjen mes tyre. Partizani dhe Dinamo janë dënuar me nga 50.000 mijë lekë gjobë, për sjellje të gabuar të tifozëve.

Me të njëjtën shifër është dënuar edhe Teuta, pasi nuk vendosi stemën e “Abissnet Superiore” në mëngën e djathtë të fanellës.

Nuk mungojnë dënimet as në Kategorinë e Parë, apo edhe te skuadrat e moshave.

VENDIMET:

1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. FK Dinamo, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Lojtari i FK Kukësi, Gjelbrim Taipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Teuta, Asion Daja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e AbissnetSuperiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. Zyrtari i KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, për protestëndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

8. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

9. Zyrtari i KF Sopoti, Shkëlqim Hajdari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. FC Besa U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

11. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Gleni Resulaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i FK Apolonia U-15, Leonel Kamenica, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i FK Apolonia U-15, Asian Beqiraj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Rrëzimin e kërkesës së A.F. Luftëtari, në lidhje me lojtarin Shefqet Boni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy