Italia ka kaluar në avantazh ndaj Austrisë. Skuadra e Mancini, ka shënuar dy herë në minutat shtesë, fillimisht me Chiesa në minutën 95-të dhe më pas me Pessina në minutën e 105-të. Italianët shkojnë kështu të sigurt drejt fitores, e cila do i kualifikonte në çerekfinale të Europianit.
Kujtojmë se koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola dhe për këtë arsye skuadrat iu drejtuan shtesës, aty ku italianët kanë arritur të realizojnë dy herë deri tani, kur janë mbyllur 15 minutat e para.
Në “Wembley” ka qenë një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kërkuan me ngul golin e avantazhit, por pa sukses gjatë kohës së rregullt.
Në fakt Austria e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 65-të me Arnautovic, por u anulua për pozicion jashtë loje.



