Nuk ka dyshime, sulmuesi i Ajax, Sebastien Haller është zgjedhur lojtari i javës në Champions League. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, bëri një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Sporting, teksa arriti të realizojë plot 4 gola.
Sulmuesi 27-vjeçar u shfaq i papërmbajtshëm në fushë, duke i mahnitur të gjithë me 4 golat e tij. Në vendin e dytë si lojtar më i mirë i javës në Champions, është zgjedhur sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski. Sulmuesi polak arriti të realizojë dopietë golash ndaj Barcelonës, në fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 0-3.
I treti u zgjodh talenti i Borussia Dortmund, Jude Bellingham, i cili në fitoren 1-2 ndaj Besiktas, shënoi golin e parë dhe dha asistin te goli i dytë.



