Inter ofertë Perisicit

Inter ofertë Perisicit

 Edhe pse po zhvillon një sezon pozitiv, Simone Inzaghi akoma nuk është i bindur nga zikaltërit të cilët synojnë përsëritjen e sezonit të kaluar.

Koha ka treguar se jo gjithmonë gjërat shkojnë vaj , fakt që ia dha për të kuptuar disfata në Champions League kundër Liverpoolit por megjithatë duhet të shikohet vetëm përpara dhe sipas  ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ në Milano po lëvizen të gjithë gurët për të blinduar Ivan Perisic . 

Kroati është drejt përfundimit të kontratës dhe objektivi  i italianëve është rinovimi me  33 vjeçarin , deri në 2024- tën dhe 5 milionë euro në sezon  .

Ofertat nga Bundesliga dhe Premier League sikur i kanë frikësuar paksa drejtuesit sepse Ivan Perisic është një pilar i çmuar për  Simone Inzaghin dhe me të në fushë Interi ka patur shumë rezultat .  

Mosha e tij nuk e ka penguar aspak por përkundrazi e ka ndihmuar për të kontribuar maksimalisht në furnizimin e ofensivës duke e kënaqur ishi-n e Lazios i cili e vlerëson përshtatjen në disa pozicione , fakt që ia lehtëson punën Interit.

Duhet theksuar se transferimi i Robin Gosens sikur e ka shqetësuar pak ishi-n e Wolfsburgut që duhet të përpiqet shumë në vijimësi pasi Botërori është shumë afër dhe duhet  ti tregojë Zlatko Dalicit se eksperienca tek Interi e ka përgatitur shumë mirë për të përballuar një eveniment shumë tërheqës dhe njëkohësisht tepër sfidues.  

Normalisht për çdo lojtar të njohur, përfaqësimi i shtetit të tyre sidomos në këto instanca është arritja më e madhe në karrierë dhe Ivan Perisic e meriton pas kontributit tek një Inter që është drejt rindërtimit.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy