Ish-boksieri portorikan Prichard Colón ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare, rreth 11 vjet pasi pësoi dëmtime të rënda në tru gjatë ndeshjes së vetme që humbi në karrierën e tij profesionale.
Colón ishte një talent premtues dhe gjatë karrierës së tij zhvilloi 17 ndeshje, duke fituar 16 prej tyre, 13 me nokaut. Në tetor 2015, në përballjen me Terrel Williams, ai pësoi disa goditje të paligjshme në pjesën e pasme të kokës. Pas ndeshjes shfaqi simptoma të traumës së rëndë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të ulur presionin në tru.
Dëmtimet i dhanë fund karrierës së tij dhe e lanë me pasoja të rënda shëndetësore për pjesën tjetër të jetës. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur babai, Richard Colón, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i boksit i ka bërë homazhe.
Këshilli Botëror i Boksit (WBC) e cilësoi Colón një “kampion të përjetshëm” dhe tha se rasti i tij ndikoi në forcimin e rregullave të sigurisë në boks, veçanërisht kundër goditjeve në pjesën e pasme të kokës.



