Parisi kërkon Dembele

Parisi kërkon Dembele

                 Pikpyetjet konstante  në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappes për të cilin Real Madridi nuk mendohet se do të dorëzohet i kanë krijuar një lloj impulsi drejtuesve të Paris St Germain për tu hedhur në sulm për një tjetër alternativë që mos të mbesin me duar bosh .  Objektivat e shumtë të kryeqytetasve ia kanë ndalur vrullin tek Ousmane Dembele . I  shumë kritikuar tek Barcelona në të kaluarën për arsye të dëmtimeve të shpeshta  francezi e ka rikuperuar plotësisht nivelin e duhur dhe është kthyer në efikas tek kalatanasit .   Dëshira e vjetër e ‘’ Blaugranëve ‘’ për të rikthyer në ‘’ Camp Nou ‘’ Neymar Junior mund të plotësohet me  një shkëmbim kokë më kokë me 23 vjeçarin , operacion që shikohet me sy pozitiv nga skuadrat respektive .  Kontrata  e Ousmane Dembeles me Barcelonën  mbetet e vlefshme deri në vitin 2022  por duke patur parasysh se Parisi i trembet largimit të yllit Kylian Mbappe për në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  nuk kërkon të humbasë  kohë dhe  do të jetë i  përgatitur për çdo situatë që mund të shkaktojë merkatoja e verës .   Portali i famshëm  Transfermarkt ka publikuar vlerën e kartonit të sulmuesit të Francës që shkon deri në 50 milionë euro  por  Barcelona   nuk kënaqet  me kaq  dhe kërkon  80 milionë euro për largimin e  sulmuesit nga Vermon .  Nëse i bëhet një përmbledhje  e shkurtër profileve të skuadrava në fjalë , një pikë e përbashket  e tyre  mbetet padiskutim trofeu i Champions Leagues i cili ka munguar për shumë vite në vitrinat respektive  . Kualitete të tilla  konsiderohen si rrugë shpëtimi për  çdo ekip që pretendon majat e futbollit  dhe në rastin konkret  si ‘’ Les Pariziens ‘’ ashtu edhe ‘’ Blaugranët ‘’ do të dilnin me kokën lart .  Rritja në lojë e Ousmane Dembeles  është kanalizuar në 37 ndeshje ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar me 4 raste  duke e përforcuar impaktin në çdo ndeshje .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy