
Tedi Cara, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Partizanin, në fitoren 4-1 ndaj Atletic Escaldes, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Sulmuesi realizoi dopietë golash dhe është futur në historinë e të kuqve. Cara është golashënuesi më i mirë në kompeticionet e UEFA-s, në historinë e Partizanit. Me dy golat e shënuar, kavajasi shkon në kuotën e 6 golave në kompeticionet europiane, me fanellën e “demave”, një shifër që nuk e ka arritur asnjë lojtar më parë.



