
Edhe pse i mbetet edhe nje vit kontratë, duket se Massimilliano Allegri tashmë nuk bën pjesë në planet e drejtuesve të Juventusit për të ardhmen.
Tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ kanë filluar tratativat për gjetjen e zëvëndësuesit për italianin, i cili gjithsesi do të mbahet mend për sukseset e të kaluarës.
Momentalisht Thiago Motta është favoriti për tu ulur në stolin e torinezëve, trainer i cili po lë gjurmë tek Bologna.
Pikërisht drejtori sportiv i bardhezinjve Giuntioli e ka zgjedhur brazilianin, nën drejtimin e të cilit mund të nisin një rrugëtim të ri, me objektivin e rikthimit tek titujt e munguar prej kohësh tashmë.
Eksperienca si lojtar dhe tashmë si trainer ia lartësojnë figurën 41 vjeçarit, i cili deri më tani konsiderohet një ndër më premtuesit për të ardhmen në kontinentin e vjetër.
Kuq e blutë në sezonin aktual janë shëndërruar në një ekip shumë cilësor në një ndër pesë kampionatet më prestigjozë të Europës, por e ardhmja e Thiago Mottas në ‘’ Renato Dall’Ara ‘’ tashmë është vënë në pikpyetje.



