Kombëtarja shqiptare, siguroi ditën e djeshme, kualifikimin në Europian, pas barazimit me Moldavinë në transfertë.
Megjithatë te Shqipëria nuk ka kohë për pushim, pasi të hënën luhet edhe ndeshja e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe.
Gjatë paradites së sotme, Kombëtarja zhvilloi seancën stërvitore në kuadër të ndeshjes ndaj Ishujve Faroe. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët.
Futbollistët e aktivizuar si titullarë në sfidën ndaj Moldavisë u stërvitën vetëm në palestër, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve pas punës në palestër, dolën në fushë dhe u stërvitën rregullisht nën urdhrat e trajnerit Silvinjo. Ekipi gëzon formë të mirë dhe nuk ka asnjë problem fizik.



