Juventus nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në javën e nëntë të Seria A kundër Benevento-s.
Goli i shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 21 nuk ka mjaftuar për ekipin kampion të Italisë, pasi të besuarit e Filippo Inzaghit barazuan në fundin e pjesës së parë me Letizian.
Edhe pse patën më shumë se 45 minuta në dispozicion ‘zonja e vjetër’ që sot ishte pa Ronaldo-n, pasi ishte lënë pushim, nuk ia doli.
Ndërkohë në La Liga sfida mes Valencia-s dhe Atletico Madrid ka përfunduar me shifrat 0-1. Skuadra e drejtuar nga Simeone duket se këtë sezon do të jetë një kundërshtar i denjë për titullin kampion.



