
Paul Pogba mund të quhet si lojtari më i ri i Juventusit. Mesfushori francez ka mbërritur këtë pasdite në Torino, aty ku do i nënshtrohet vizitave mjekësore, para se të firmosë me bardhezinjtë.
Një përforcim cilësor për Allegrin, i cili do të ketë sërish një nga lojtarët më të vlerësuar prej tij në eksperiencën e tij të parë te “Zonja e Vjetër”.
Me shumë mundësi, Pogba në këtë rikthim të tij te Juventusi, do të mbajë fanellën me numrin 10, e cila është e lirë, pas largimit të Paulo Dybala.



