Real Madridi, gjen sulmues tek Feyenoordi

Real Madridi, gjen sulmues tek Feyenoordi

Përpjekjet për të gjetur një sulmues që bën diferencën vijojnë tek Real Madridi. 

‘’ Galaktikët ‘’ shquhen si një ekip mjaft potent në aspektin ekonomik, i cili fatkeqësisht në sezonin e shkuar mbeti në prapavijë në lidhje me titujt. 

Por Botërori vijon të jetë një eveniment shumë i rëndësishëm, gjatë të cilit disa lojtarë kanë spikatur. 

Spanjollët kanë evidentuar një element tek Feyenoordi dhe bëhet fjalë për Ayase Ueda. 

27 vjeçari la gjurmë tek Japonia me dy gola, edhe pse nuk mundi të avancojë përtej fazës me eleminim direkt. 

Tre sezonet në Roterdam kanë nxjerrë në pah potencialin e aziatikut, i cili në të fundit kontriboi me 26 gola në 40 sfida.

 Ishi i Cercle Brugges tregoi se është tejet i shpejtë, agresiv dhe determinant në metrat e fundit. 

E ardhmja e tij mund të jetë larg Eredivisies por paraprakisht kreu i Feyenoordit Toon van Bordegom ka deklaruar se nuk do ta lejojë largimin nëse oferta e Florentino Perezit nuk do të jetë bindëse. 

Mbetet për tu parë se si do të vijojë kjo histori pasi kemi të bëjmë me interesin e ‘’ Los Merengues ‘’, një klub vështirë për tu refuzuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy