Bajrami: Të bëjmë maksimumin ndaj Spanjës, do e falja golin për fitoren ndaj Italisë

Bajrami: Të bëjmë maksimumin ndaj Spanjës, do e falja golin për fitoren ndaj Italisë

Fantazisti i Kombëtares, Nedim Bajrami, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Shqipëria do të luajë të hënën ndaj Spanjës.

Sipas tij, ekipi duhet të bëjë maksimumin dhe të shfrytëzojë mundësitë që do i jepen. Bajrami deklaroi se do e falte golin historik, për fitoren ndaj Italisë në Europian.

Futbollisti kuqezi theksoi se ekipi nuk ka më presion dhe do të provojë të marrë më të mirën nga përballja me spanjollët.

Drupal Ad

 

 

 

 

E dimë të gjithë që Spanja është favorite për fitimin e Europianit. Duhet ta përgatitim shumë mirë ndeshjen dhe të gjithë të jemi gati. Të bëjmë maksimumin të gjithë, nuk ka rëndësi kush luan dhe kush jo. Rastet që do t’i kemi në ndeshje duhet të bëjmë maksimumin dhe të shënojmë.

Me Italinë as vetë nuk e pritëm që do e fillonim aq mirë, por ata shënuan dy gola më pas. Patëm rast edhe me Manajn për të barazuar. Me Kroacinë zhvilluam një ndeshje shumë të bukur, luftuam të gjithë deri në fund dhe treguam që jemi aty. Me Spanjën e dimë që është një skuadër shumë fortë. Pavarësisht se kush luan skuadra e parë apo e dytë. Kjo nuk ka rëndësi pasi të gjithë lojtarët e tyre kanë kualitet. Ne duhet të fokusohemi vetëm te loja dhe kualitetet tona. Duhet të japim maksimumin. Nuk e kemi analizuar akoma, por Yamal, Morata dhe Ruiz janë më të fortit. Rodri nuk do luajë për shkak të kartonëve të verdhë.

Ndeshjen e parë me Italinë luajta mesfushorë, me Kroacinë luajta në krah. Silvinjo më pyeti nëse mund të luaja edhe i thashë po sepse për mua nuk ka rëndësi ku luaj por unë jap maksimumin për skuadrën, jam gati gjithmonë. Jam gati të luaj në çdo pozitë, mesfushë apo krah. Do të jap maksimumin ku të më vendosë trajneri. Spanja do të bëjë presion por ne do kemi rastet tona në kundërsulm. Duhet të jemi më konkretë. Patëm raste edhe me Italinë e Kroacinë. Me Spanjën duhet t’i bëjmë gola.

Goli historik me Italinë? Më mirë kisha dhënë golin e fundit me Italinë që të fitonim 1-0. Nuk e dija se u futa në historinë e Europianit, jam shumë i lumtur.

Presion nuk kemi më, është ndeshja e tretë. Ne nuk jemi Spanja apo Franca, që kemi shumë raste. T’i bëjmë gola ato rastet që kemi. Është një arritje e madhe t’i shënojmë dy gola Kroacisë dhe gol Italisë. Shqipëria ka treguar se mund të fitojë edhe me skuadra të mëdha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy