
Chelsea ka regjistruar fitoren e radhës ditën e sotme, teksa ka mposhtur Tottenham në derbi me rezultatin 0-3.
Pas pjesës së parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, në të dytën, skuadra e Tuchel u shfaq më kërkuese dhe ia dolën të shënojnë 3 herë, fillimisht me Thiago Silva në minutën e 49-të dhe më pas me Ngolo Kante në minutën e 57-të. Për të vulosur shifrat në 0-3 mendoi Rudiger, i cili shënoi në minutën e 92-të.
Këtë avantazh Chelsea e ruajti deri në fund, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit në kuotën e 13 pikëve në krye të Premier League, po aq sa ndjekësit e Liverpool dhe Manchester United.
Në Bundesligë, Borussia Dortmund ka mposhtur me shifrat 4-2 Union Berlin. Erling Haaland është shfaqur në formë të shkëlqyer edhe në ndeshjen e sotme, teksa realizoi dy gola në minutat 24 dhe 83.
Ndërkohë në të njëjtin kampionat, Bayer Leverkusen mposhti 1-3 në transfertë Stuttgart.



