Derbi i kryeqytetit, Shehi: Te Partizani përgatitet më qetë, nuk është sfidë personale

Derbi i kryeqytetit, Shehi: Te Partizani përgatitet më qetë, nuk është sfidë personale

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për mediat, në prag të sfidës derbi me Tiranën, që do të luhet këtë të premte.

Shehi deklaroi se nuk është një sfidë e tij personale, por mes dy klubeve historike në Shqipëri.

Sipas tij, lojtarët nuk duhet të ngarkohen shumë emocionalisht, ndërsa i pyetur për ndryshimin mes dy klubeve, u shpreh se derbi përgatitet më qetë te Partizani.

Nuk mendoj se është sfidë e imja personale. Mendoj se është sfidë mes dy klubeve që kanë rivalitet historik. Kështuqë kërkojmë nga lojtarët që të mos kenë dozë të madhe emocionale, sigurisht që dhe te ne te stafi do e trajtojmë si ndeshje të rëndësishme, por jo vendimtare. Në karrierën time kam kaluar shumë derbi. Qëkur isha pjesë e Partizanit si lojtar mund të kenë qenë 10-12 derbi, por edhe 10 të tjera kur isha trajneri i Tiranës. Kështu që ju garantojmë që e kemi

Unë mund të njoh lojtarët individualisht, por nuk jam shkëputur sot nga Tirana. Jam shkëputur pas 4 javëve të kampionatit. Nuk e di e sa javë janë luajtur, kështu që Tirana ka shumë javë që ka një trajner tjetër. Çdo trajner kërkon të implimentojë mënyrën e vetë të lojës. Mund të njoh lojtarët individualisht, por atë që kemi parë këto kohë, si çdo kundërshtar që kemi, mundohemi ta analizojmë. Çdo skuadër ka individë për shkak të specifikave dhe të cilësive që ka. Nuk kërkoj të veçoj ose të përqendrohem të individë të veçantë të kundërshtarit.

Përgatitja e derbit? Mund ta përmend shumë shkurt, këtu është shumë më qetë se te Tirana.

Shehi zbuloi edhe mungesat, apo lojtarët që do të jenë në dyshim për këtë përballje, të cilën nuk e konsideron vendimtare.

Keko dihet që është mungesë prej javësh dhe nuk është me skuadrën. Maguette është stërvitur këto dy ditë me skuadrën dhe sot është testi përfundimtar për të vendosur nëse mund të jetë nesër apo jo. Por kjo mbetet për t’u parë. Gjendja e Bintsukës nuk është optimale. Ndeshjen me Dinamon e kishim në stol për të qenë pranë skuadrës, por nuk është i gatshëm për ndeshjen. Të tjerët janë normal dhe janë stërvitur. Kam parë në sytë e lojtarëve dëshirë dhe përkushtim për të bërë më mirë në ndeshjen e nesërme.

Ne jemi të bindur që nuk kemi ecuri me hap kampioni, sepse në gjashtë ndeshje nuk kemi atë hapin e skuadrës kampione, por kemi hap mesatar dhe skuadra kërkon të përmirësohet. Kemi nxjerrë ato gabimet që kemi bërë, sepse dy ndeshjet që kemi humbur, i kemi humbur në momentet e fundit. Me Laçin kemi dominuar gjithë kohës dhe prapë përqendrimi në momentin e fundit ka rënë dhe kemi pësuar humbjen e parë. kurse në humbjen e dytë nuk kemi prodhuar shumë, por goli mund të ishte i evitueshëm. Këto dy humbje janë për të nxjerrë mësim dhe përqendrim, nuk është për të futur në kokën e lojtarëve gjithë të këqijat. Derbi i nesërm dihet që ka bonus psikologjik, sepse derbi nuk luhet vetëm për vete, por luhet dhe për tifozët. Këtë do të kërkojmë nesër, që në radhë të parë të luajmë për të kënaqur të gjithë opinionin futbolldashës tonin dhe më pas për të marrë më të mirën e ndeshjes.

Unë mendoj se nuk duhet t’i ngarkojmë lojtarët shumë dhe mos t’i vëmë përpara përgjegjësisë. Kur rezultatet nuk janë pozitive, mendoj se fajtori i parë është trajneri, më pas lojtarët. Kështu që lojtarët duhet të jenë më të qetë për të bërë më të mirën e tyre. Një skuadër që merr 5 fitore dhe një barazim pas gjashtë javës fillon e ringrihet, siç është Vllaznia edhe afrohet afër nesh. E rëndësishme është që të rikthehemi te fitorja, te grupi i plotë dhe entuziazmi. Një fitore e mirë të sjellë entuziazmin dhe besimin në skuadër. Ne jemi në një moment jo shumë të mirë, por kurrsesi nuk duhet të humbim besimin dhe vetëbesimin. Sepse këto janë dy gjëra afër njëra-tjetrës, por kanë dhe kuptim kolektiv.

Derbi Partizani-Tirana, luhet të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, ndërsa transmetohet në ekranin e MCN TV.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy