
Tentativave të Manchester United dhe Real Madridit për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Villarealit Pau Torres në orët e fundit ka menduar se mund t’ia pengojë vrullin Liverpooli . ‘’ The Redsat ‘’ vijojnë të kenë problematika të theksuara në repartin defensiv që i kanë ndikuar në prishjen e harmonisë së tij gjatë sezonit aktual . Ashtu siç dihet kompromisi i padiskutueshëm me gjigandët e Premier Leagues nuk është kaluar lehtë nga Jurgen Klopp i cili preferon ti vërë pikat mbi i përpara se kjo situatë të agravohet sepse do të nënkuptonte hapa mbrapa për Liverpoolin . Në plan të parë duket se Primera Division është një destinacion brilant për gjermanin në lidhje me merkaton sepse po vëzhgon prej kohësh edhe evolucionin e Jules Kounde tek Sevilla emri i të cilit është i shënuar prej kohësh tashmë në listën e Real Madridit dhe Chelseat .
24 vjeçari është një shtyllë shumë e fortë e mbrojtjes së ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ por një ofertë e majme e tyre ndoshta do të tingëllonte ndryshe për lojtarin nga Castellon . Ideja e Liverpoolit nuk është tjetër veçse të plotësojë parametrat ekonomikë të kërkuara nga spanjollët për ta larguar nga ‘’ El Madrigal “ . Fakti se interesi për Pau Torres është i madh dhe duke qenë se flitet për klube tepër potentë si në anën sportive ashtu edhe në atë ekonomike Villareali i ka vënë çmimin 50 milionë eurosh largimit të Pau Torres nga gjiri i tyre . Termi krahasimor kualitet – vlerë ekonomike përputhet shumë mire me esencën e tij por mbetet për tu parë se çfarë pozicioni do të kenë drejtuesit respektivë në lidhje me këtë operacion .
Mbrojtësi i njohur vijon të shënojë statistika të konsiderueshme në sezonin aktual sepse e ka mbajtur veshur fanellën e verdhë në 38 ndeshje duke përfshirë të gjitha kompeticionet ku të besuarit e Unay Emery-s kanë marrë pjesë dhe ka kontribuar me 3 gola për të tijët .



