
Ecuria jo e mirë me Juventusin në këtë sezon , e ka bërë Dusan Vlahovic të reflektojë për të ardhmen dhe mesa duket e ka marrë një vendim .
Serbi pretendohet nga Arsenali , Real Madridi apo Bayern Munchen por në orët e fundit ia ka shkelur syrin ‘’ Topchinvje ‘’.
Në të kaluarën ishi i Fiorentinës ia mbylli derën kryeqytetasve por tanimë historia ka ndryshuar rrjedhë dhe parashikohet se 13 herë kampionët e Premier Leagues do të firmosin me sulmuesin në merkaton e verës.
Londinezët janë liderë aktualë në kampionat dhe sezoni i shkëlqyer pritet të shoqërohet me transferime të bujshme në përfundim të tij , një ndër të cilat mund të jetë vënia e 23 vjeçarit nën urdhërat e Mikel Artetas.
Etapa me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ konsiderohet drejt përfundimit dhe deri më tani eksperienca e golashënuesit nga Beogradi në Torino përmblidhet me 20 gola në 51 sfida , shumë pak për një lojtar të këtij niveli.
Gjithsesi edhe Real Madridi dhe Bayern Munchen do ta sfidojnë Arsenalin , pa anashkaluar edhe futjen e mundshme në garë të ndonjë pretendenti tjetër për nxënësin e Massimilliano Allegrit, i cili e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm në rradhët e ‘’ Vjollcëve ‘’.



