Tre  gjigantë në luftë për Moise Kean

Tre gjigantë në luftë për Moise Kean

 Kthimi i Moise Kean në ‘’ Goodison Park ‘’  është fare pranë por në shumë raste traineri i Evertonit Carlo Ancelotti ka deklaruar se sulmuesi italian nuk përfshihet në planet e bashkombasit të tij për të ardhmen .  ‘’ The Toffes ‘’ po mendojnë të dalin të fituar në këtë çështje sepse në rast se do të lejonin largimin e 21 vjeçarit do të kishin 30 milionë euro më tepër në arkat e tyre. 

Huazimi në ‘’ Parque De Prince ‘’ i ka shërbyer  Moise Kean-it jo vetëm për të provuar një eksperiencë të re në karrierën e tij por i ka mundësuar shijimin e  fazës  gjysëmfinale të Champions League  sepse kuq e blutë do të masin forcat në dy ndeshje historike me Manchester City-n.  Pas kualifikimit  në ‘’ Allianz Arena ‘’ sulmuesi potent ka deklaruar se ndihet i lumtur për punën e ekipit :

“ Kemi dhënë më të mirën në fushë . Vuajtëm shumë por falë  bashkpunimit  arritëm të hedhim këtë hap që na e ka lënë derën hapur për  të realizuar ëndërrën e fitimit të trofeut ‘’ , ishin këto fjalët e ishit të Juventusit .  I pyetur në lidhje me të ardhmen Moise Kean nuk është kursyer për asnjë moment dhe ka dhënë mendimin e tij : 

 “  Tek Evertoni  u aktivizova në pak ndeshje . Puna e pareshtur më ka ofruar një të tashme shumë të bukur tek Parisi dhe nuk do të dorëzohem për të justifikuar besimin e trainerit “ , përfundoi gjigandi i sulmit të kryeqytetasve .  Rendimenti  pozitiv i ka  dhënë impaktet e para sepse pas derës  janë duke fërkuar duart   Juventusi , Chelsea dhe Manchester United  . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë shprehur dëshirën për ta patur në gjirin e tyre dhe janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro.

Përfshirja në skemat e Ole Gunnar Solskjaer do ti jepte një tjetër ritëm  sulmit të përbërë nga Rashford dhe  Greenwood.  Moise Kean shquhet si një lojtar me një fizik shumë potent dhe automatikisht do  ti krijonte hapësira dhe do të shtonte efikasitetin në funksion të golave .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy