Botman drejt largimit

Botman drejt largimit

  Interesi i Milanit  për Sven Botman pak e nga pak po i jep rezultatet .  Hollandezi e ka bërë të qartë se ky sezon do të jetë i fundit në rradhët e Lilles dhe qëndrimi i tij është një lajm pozitiv për kuqezinjtë të cilët presin domosdoshmërisht të pasurohen me një lojtar kualitativ si qëndërmbrojtësi hollandez.  

Gjatë një deklarate për ‘ Calciomercaton ‘ , Sven Botman është treguar shumë realist duke shprehur :

 “ Ndihem shumë mirë tek Lilla . Eshtë një ekip shumë kompetitiv por mundësive të tilla është shumë e vështirë ti thuash jo.  Sakrificat e viteve të fundit më kanë përgatitur për të qenë në formë optimale dhe të bëhem gati për një sfidë tjetër ‘’, theksoi Sven Botman .

 Shtatlarti nuk la pa cekur as interesin e Newcastle United , klub i cili është në një moment historik  duke iu referuar aspektit ekonomik por në lidhje me renditjen rrezikon shumë nëse nuk do të merren masat përkatëse . Më tej shtoi :

“  E vlerësoj shumë iniciativën e drejtuesve të Newcastle sepse janë drejt realizimit të një projekti shumë ambicioz por Milani është një ekip i mrekullueshëm “ , përfundoi Sven Botman i cili evidenton qartazi se e ardhmja e tij do të jetë larg francezëve .

 Megjithatë ashtu siç ndodh rëndomtë , fakti i të qënit  tepër i vlerësuar në aktualitet për 22 vjeçarin ka shprehur interesin edhe Atletico Madridi me Bayern Munchen por gjasat janë se do të përfundojë duke luajtur në ‘’ San Siro ‘’ për të mbështetur Fikayo Tomorin në prapavijën e ‘’ Djallit ‘’. 

Nuk përjashtohen surprizat sepse në çdo kohë , të tjera skuadra mund ti shpallin luftë njëra -tjetrës për një lojtar që nëse do të largohet nga ‘’ Pierre- Mauroy ‘’  sigurisht do të kujtohet gjatë nga ‘’ Les Dogues ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy