E dënuar nga Disiplina, Xhixho: Egnatia do të presë Laçin në stadiumin e Partizanit

E dënuar nga Disiplina, Xhixho: Egnatia do të presë Laçin në stadiumin e Partizanit

Gazetari Pano Xhixho, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për kampionatin shqiptar, ku tha se titulli do të vendoset edhe nga kalendari i ndeshjeve, ku theksoi se Tiranën e presin ndeshje të vështira në transfertë.

Xhixho zbuloi gjithashtu, se Egnatia e cila është e dënuar nga Disiplina, për të luajtur ndeshjen me Laçin në fushë neutrale, do të presë kurbinasit në stadiumin e Partizanit në kryeqytet.

Titulli varet edhe nga kalendari. Thamë para pak javësh, që ishte një kalendar për Tiranën dhe në disfavor të Partizanit. Tani të gjitha transfertat e Tiranës, do të jenë të vështira, me Vllazninë në Shkodër, me Laçin atje, apo edhe me Teutën ën Durrës, nuk janë transferta të lehta.

Egnatia ndeshjen ndaj Laçit si vendase do e luajë në stadiumin e Partizanit. Kam përshtypjen që presidenti Demi, ka dhënë miratimin që ndeshja të luhet aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy