Milan, interes për Alan Valera

Milan, interes për Alan Valera

Koha ka kaluar shumë shpejt dhe Milani ende nuk ka arritur marrëveshjen me asnjë lojtar.

Drejtuesit dhe traineri Sergio Conceiçao po punojnë me shumë përkushtim, i cili ka gjetur një element bindës tek Porto, ish ekipi i tij.

Alan Valera shikohet si opsion i përshtatshëm për lojën që zhvillojnë kuqezinjtë, klauzola e të cilit i arrin 90 milionë eurot.

Në fakt janë disa alternativa për ofensivën, duke filluar nga Marcus Rashford apo Joao Felix dhe sipas Gianluca Di Marzios, argjentinasi është tashmë pjesë e listës së ish mesfushorit të Interit.

Drupal Ad

Gjatë dy sezoneve me gjigandët e Portugalisë ishi i Boca Juniorsit ka treguar kualitetin dhe e ka shpërblyer sakrificën e bërë nga presidenti Andre Villas- Boas.

Duhet kujtuar se 23 vjeçari u transferua nga argjentiansit tek luzitanët në verën e 2023-shit kundrejt 8 milionë eurove, të cilët zotërojnë 8 përqind të kartonit të tij.

Traineri 50 vjeçar e ka filluar me këmbën e mbarë eksperiencën me Milanin, i cili fitoi Superkupën e Italisë duke mundur Interin në finale.

Gjatë 25 sfidave të sezonit aktual rendimenti i Alan Varelas ka ardhur në rritje, fakt që konfirmohet me interesin e shtatë herë kampionëve të Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy