
Orët e fundit Bayern Munchen ka goditur me një transferim interesant .
Noussair Mazraoui do të jetë pjesë e bavarezëve duke filluar nga 1 korriku , sukses shumë i madh në karrierën e marokenit. Në këtë luftë gjermanët mposhtën Real Madridin dhe Barcelonën , për një lojtar që befasoi me Ajax Amsterdamin gjatë tre sezoneve dhe tashmë do të mbulojë një ndër pozicionet më të dobëta të fituesve të Bundesligës.
Duke iu referuar transferimit të tij në ‘’ Allianz Arena ‘’ me të drejtë është hapur një debat sepse do ti duhet të luftojë me francezin Pavard për një vend titullari në 11- she.
Megjithatë koha do ti vërë pikën çdo pyetjeje në lidhje me të ardhmen dhe është i rëndësishëm të theksohet fakti se Noussair Mazraoui do të ketë një përgjegjësi të madhe sepse Bayern Munchen është një klub shumë i famshëm dhe njëkohësisht i lidhur ngushtë me suksesin .
Nëse i referohemi Gjemanisë, as që diskutohet dominimi i të besuarve të Julian Nagelsmann por objektivi primar mbetet fitimi i Champions Leagues , kompeticion shumë i vështirë për arsye të pjesëmarrjes së më të mirave të kontinentit të vjetër por eksperienca e ka ndihmuar në shumë raste Bayern Munchen .
Në lidhje me këtë sukses nuk kanë munguar as fjalët e protagonistit të kësaj historie i cili është shpehur kështu :
“ Kam privilegjin të jem pjesë e një ndër klubeve më të famshëm të Europës dhe ndihem shumë i lumtur . Do të jap maksimumin për ta zgjeruar suksesin në të ardhmen ‘’, përfundoi Noussair Mazraoui .
Natyrisht që aspiratat e Bayernit lidhen me fitimin e Champions Leagues, objektiv aspak i lehtë për arsye të rivalitetit që sa vjen edhe ashpërsohet pasi gjatë merkatove ekipet e rëndësishëm japin maksimumin për të afruar lojtarët me të spikatur.
Etapa në ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ përmblidhet në 193 sfida dhe 22 gola ku sigurisht qëndëmrojtësi ishte një ndër më të rëndësishmit e prapavijës dhe tek Bayerni do ti duhet të sforcohet akoma më shumë për arsye të kërkesës së llogarisë dhe objektivave por eksperienca e marrë tek Ajaxi sigurisht do ti shërbejë gjatë rrugëtimit me gjigandin e Gjermanisë dhe jo vetëm .



