
Orët e fundit Newcastle United ka marrë një përgjigje në lidhje me interesin për ta transferuar Andreas Christensen në ‘’ St James Park ‘’.
Danezi i ka refuzuar bardhezinjtë pasi beson se do të avancojë ashtu siç duhet me Barcelonën.
Mbrojtësi gëzon mbështetjen e trainerit Xavi Hernandez dhe të gjithë komponentëve të spanjollëve, pavarësisht se nuk ka patur hapësira të mjaftueshme në 11-shen e formuar nga numri një i stolit.
Në këtë mënyrë është evituar totalisht edhe largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’ , pavarësisht ofertave në adresë të ishi-t të Chelseas.
Gjatë dy sezoneve, përfshirë edhe aktualin, 27 vjeçari numëron 45 sfida, 1 gol dhe dy asiste me gjigandët e Spanjës dhe më gjerë, i cili këtë herë ka dëgjuar zemrën duke anashkaluar aspektin ekonomik, pasi nëse i referohemi anglezëve, kemi të bëjmë me klubin më të pasur në botë aktualisht.



