Skandali me Rooney, tre modelet kërcënohen me jetë

Skandali me Rooney, tre modelet kërcënohen me jetë

Trajneri i Derby County, Wayne Rooney u përfshi në një skandal pak kohë më parë, teksa u fotografua nën praninë e 3 modeleve, duke kaluar një natë romantike në një hotel.

Në fotot që qarkulluan me shpejtësi në internet, u pa Rooney në një gjendje jo të mirë, teksa ishte i alkoolizuar. Menjëherë pas asaj që ndodhi ish-sulmuesi anglez kërkoi falje, por tashmë 3 modelet janë duke u përballur me disa probleme.

“The Sun” referuar një burimi, raporton se modelet Tayler Ryan, Elise Melvin dhe Brooke Mergan, e kanë parë veten në telashe. Thuhet se ato kanë marrë kërcënime me jetë dhe janë tmerruar nga kjo.

“Ato kanë marrë kërcënime me jetë, diçka që i ka tmerruar. Ato ishin jashtë një natë dhe flirtuan me dikë si Wayne, i cili donte të kalonte kohë me to. Nuk kanë bërë asgjë të gabuar dhe nuk e meritojnë atë që po u ndodh”, ishin fjlaët e raportuara nga tabloidi britanik, sipas burimit të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy