Sezoni i lënë pas tregoi përsëri aftësitë e Samu Chukwezes, mesfushor i cili konisderohet prej kohësh një ndër më të mirët e Villarealit.
Nigeriani ka tërhequr vëmëndjen e disa klubeve në Premier League, ndër të cilët spikat Arsenali. Traineri i ‘’ Topchinjve ‘’ Mikel Arteta ka mbetur i impresionuar nga 24 vjeçari dhe tanimë drejtuesit pritet të japin maksimumin gjatë merkatos së verës për ta transferuar në ‘’ Emirates ‘’.
Megjithatë , ashtu siç ndodh pothuajse gjithmonë kryeqytetasit s’do të jenë të vetëm në këtë histori pasi do të sfidohen nga Newcastle dhe Liverpooli.
Përfshirja e klubit më të pasur të botës në njëfarë mënyre konsiderohet kërcënim për rivalët por megjithatë ekipi nga Castellon e ka përcaktuar paraprakisht dhe pretendon 50 milionë euro për Samu Chukwezen.
Një avantazh për afrikanin mund të jetë edhe pjesëmarrja në Champions League me 13 herë kampionët e Premier Leagues , gjë që nuk do të mund ta bëjë me spanjollët , të cilët do të performojnë në Europa League.
Në sezonin e lënë pas Samu Chukweze kontriboi me 13 gola në 50 sfida por gjatë kësaj periudhe mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e saj.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.