Portieri i Partizanit Pano Qirko do të humbasë sfidën ndaj Vllaznisë, pasi është përfshirë në një aksident automobilistik, duke pësuar dëmtim të brinjëve.
Lajmin e bën me dije klubi i Partizanit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i uron “rikthim të shpejtë” në fushën e gjelbër.
“Pano Qirko humbet sfidën ndaj Vllaznisë. Titullari i kuq si pasojë e një aksidenti automobilistik ka pësuar dëmtim të brinjëve dhe aktualisht po trajtohet në ambjentet e "Spitalit Amerikan 3". Gjendja shëndetësore e Qirkos aktualisht paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit.
Rikthim të shpejtë Pano Qirko”, thuhet në postim.



