
Ecuria e mrekullueshme e Victor Osmihenit tek Napoli natyrisht ka ndikuar edhe në rritjen e vlerës së kartonit.
Sulmuesi konsiderohet referencë e padiskutueshme tek italianët, fakt që ka impresionuar skuadra si Manchester United , Arsenali dhe Manchester City.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , presidenti Aurelio Di Laurentis tashmë ia ka bërë të qartë pretendetëve se duhet të shpenzojnë 170 milionë euro për të përfituar shërbimet e ishi-t të Lilles .
Nëse largohet nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ 24 vjeçari do të shëndërrohej në një ndër shitjet më të shtrenjta në historinë e ‘’ Il Partenopei ‘’ , me të cilët deri në këtë moment numëron 25 gola në 29 sfida.
Victor Osmihen ka kontribuar maksimalisht në ecurinë e Napolit, sidomos në Scudetto , kampionat në të cilin dominon me meritë por edhe në Champions League , aty ku djemtë e Luciano Spallettit do të përballen me Milanin në dy sfida shumë interesante, të vlefshme për çerekfinalet.
Një përgjigje e tillë pritej nga numri një i Napolit , skuadra e të cilit është afër rikthimit tek titulli pas 33 vitesh.



