
Në kohët e fundit e ardhmja e Serge Gnabry-t tek Bayern Muncheni është vënë seriozisht në dyshim.
30 vjeçari e përfundon kontratën me bavarezët në fundin e sezonit dhe në fakt drejtuesit e tyre kanë filluar ta analizojnë me kujdes vijimësinë e tij.
Duhet theksuar se në sezonet e fundit golashënuesi ka rezultuar determinant tek ish rekordemenët e Bundesligës por dëmtimet e njëpasnjëshme kanë ndikuar në rendimentin e tij sidomos në aktualin.
Disa ekipe të rëndësishëm në Europë kanë filluar të interesohen për shërbimet e ishi-t të Arsenalit, ç’ka do të thotë se Bayern Muncheni rrezikon të humbasë një element të vlefshëm në metrat e fundit.
Në Itali dhe Spanjë pretendentët s’kanë munguar dhe nëse do të vendosë të largohet nga ‘’ Allianz Arena ‘’, për Bayern Munchenin do të ishte një humbje e madhe.
Momentalisht po analizohet rinovimi i kontratës ose shitja e nxënësit të Vincent Kompany-s gjatë merkatos së dimrit, e cila sigurisht do të jetë përcaktuese për çdo ekip dhe lojtar.
Sezoni aktual është i teti në rradhët e gjermanëve dhe deri më tani Serge Gnabry ka shënuar 2 gola në 5 ndeshje.



